Ky është lokali ku nuk funksionojnë telefonat

Autori:Gazeta Fjala

 

​Një lokal nate anglez në qytetin e Brighton iu ofron klientëve një përvojë që këtyre ditëve konsiderohet unike, të shijosh pijet pa pasur mundësi të kontrollosh telefonin.

Lokali “The Gin Tub” ka siguruar vlerësime tejet pozitive qysh në javën e parë të funksionimit, raporton Associated Press, pasi ka instaluar një bllokues të sinjalit të telefonave.

Ky raportohet të jetë rasti i parë që një bar britanik përdor teknologjinë për të ndaluar sinjalin e celularëve.

Bllokuesi i vendosur në tavanin e lokalit raportohet se nuk e shkel një ligj të veçant të miratuar në Britani në vitin 2006 që e ndalon bllokimin e sinjalit të telefonave pa kabllo.

Pronari i lokalit, Steve Tyler thotë se telefonat mobil po i shkatërrojnë lokalet. “Kur del natën me shoqëri nuk të duhen rrjetet sociale”, thotë ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-lokali-ku-nuk-funksionojne-telefonat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala