Ky është kosovari që humbi jetën gjatë punës në Zvicër (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Personi që ka humbur jetën në aksidentin e punës, të ndodhur të premten në Lucern, është Beslim Syla nga fshati Berjah i Gjakovës. I ndjeri po punonte pa dokumente në Zvicër.

Beslim Syla nga Gjakova kishte humbur jetën pasditen e të premtes, në një aksident pune në Lucern. Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij bëhet sot në ora 15 në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës. Një shok i tij, Bekimi nga Biel Biene ka thënë për albinfo.ch se Beslimi ka qenë punëtor dhe ka punuar vazhmisht për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë.

Beslimi ka tri vjet që punon pa dokumente në Zvicër. Ai ka pësuar lëndime të rënda në kantierin e ndërtimit në qytetin e Lucernit dhe ka ndërruar jetë pastaj në vendin e ngjarjes, kishte njofuar policia.

Sipas njohurive të para, mbi kosovarin tashmë të ndjerë ka rënë materiali i skeles nga kamioni pirunier që e bartte materialin në fjalë. Dhe kjo ka qenë fatale për 33 vjeçarin.

Albinfo ka mësuar se bashkë me Beslimin ishte aksidentuar edhe një punëtor tjetër shqiptar, i cili ka pësuar lëndime të lehta ndërsa italiani ishte arrestuar ngase nuk kishte leje të vozitjes për kamioni pirunier.

Beslim Syla ka lënë pas 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djem. 3 vjet e gjysmë i ndjeri nuk kishte mundur ta vizitonte familjen në Kosovë për shkak të dokumenteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-kosovari-qe-humbi-jeten-gjate-punes-ne-zvicer-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala