Ky është formacioni zyrtar i Kombëtares Shqiptare kundër Armenisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Giani de Biasi tashmë ka vendosur se me cilët lojtarë do të luaj kundër Armenisë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur formacioni e Kombëtares që do të luaj sonte ndeshjen vendimtare kundër Armenisë.

Ai në këtë ndeshje ka bërë shumë ndryshime për dallim nga ndeshja me Serbinë, pasi në formacionin bazë do të jenë 5 lojtarë që nuk luajtën me Serbinë, shkruan faqja e Procesit Sportiv në Facebook.

Ajeti do të luaj në vend të Xhimshitit, Kaçe në vend të Memushajt dhe faza sulmuese do të jetë kejt tjetër me Roshin, Gashin dhe Cikalleshin.

Formacioni:

Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Lenjani, Kaçe, Basha, Xhaka, Roshi, Gashi, Cikalleshi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-formacioni-zyrtar-i-kombetares-shqiptare-kunder-armenise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala