Ky është fëmija që u lëndua sot në garat automobilistike në Prishtinë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë garës automobilistike “Prishtina Auto Sllallom 2015” në “Rrugën B” një fëmijë ka marrë lëndime trupore, pasi një person ka hyrë në ambientet ku mbahej gara me një veturë “BMW”, pa qenë fare pjesëmarrës në garë.

Pas lëndimit të fëmijës, policia ka arrestuar një person, thonë burime të Indeksonline.

“Incidentin e ka shkaktuar një person që nuk ka qenë pjesëmarrës në garë, me një veturë të tipit BMW, dhe i njëjti më pas është arrestuar.”

Gara është organizuar nga Federata e Automobilistikes së Kosovës, ndërsa pjesëmarrës në të njoftohet se është një numër i madh garuesish. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-femija-qe-u-lendua-sot-ne-garat-automobilistike-ne-prishtine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala