Ky është dallimi mes kamerës së iPhone dhe Samsung (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot ne i përdorim më shumë telefonat e mençur për të bërë fotografi, kështu që është me rëndësi të zgjedhim një telefon që ka kamerë të mirë, shkruan “BusinessInsider”.

Edhe iPhone 6 dhe Galaxy Note 5, prijnë në top listën e telefonave më kamerën më të mirë edhe pse ata përdorin sensorë të ndryshëm. Kamera në iPhone 6 Plus ka sensorë prej 8 megapikselë, derisa Galaxy Note 5 e ka sensorin prej 16 megapikselë, transmeton lajmi.net.

Së fundmi është ngritur debati rreth asaj nëse më shumë kanë rëndësi megapiskelët, kur është fjala për cilësinë e fotografisë.

Shikoni disa fotografi më poshtë, për të parë dallimin në cilësi mes fotografive të shkrepura nga iPhone Plus dhe Note 5.

Për të qenë sa më transparent kamerat janë programuar në auto setting, ndërsa ato pas shkrepjes janë zvogëluar por assesi nuk janë edituar, përndryshe secila fotografi është shkrepur në vendin e njëjtë, në kohën e njëjtë, në rrethana të njëjta.

Ja një foto e shkrepur nga iPhone 6 Plus ku shihet një taksi. Vërehet qartë se është më e vrazhdë, por ngjyrat kanë mbetur origjinale.

Tani shikoni foton e njëjtë të shkrepur me Galaxy Note 5. Ngjyrat janë shumë më ndryshe dhe më vibrante; ngjyra e verdhë e taksisë është më e theksuar, ndërsa ajo gri është më e ndritshme.


Ja një fotografi tjetër e shkrepur me iPhone 6 Plus, ku shihet një kafene. Është interesant fakti se edhe pse dielli është përballë objektivit të kamerës, numrat në shenjat e rrugës janë të qarta për lexim.
Tani shikoni këtë foto të shkrepur me Note 5 në vendin e njëjtë. Është e qartë se paksa duket e shpëlarë, dhe numrat në shenjat e rrugëve nuk janë edhe aq të lexueshme.
Kjo foto e shkrepur nga iPhone 6 Plus në përgjithësi është e qartë, por subjekti kryesor nuk është aq i trashë sa duket në fotografinë e shkrepur me Note 5.
Ja fotografia e shkrepur me Note 5. Shkronjat e bardha të shenjës së komunikacionit Stop janë paksa më të ndritura.
Ja një foto e shkrepur për së afërmi në shkurre me iPhone 6 Plus. Gjethet kanë një ngjyrë të butë të gjelbër.
Tani ju prezantojmë fotografinë e njëjtë të shkrepur me Galaxy Note 5. Ngjyra e gjelbër këtu është paksa më e vrazhdë, dhe skaji i gjetheve është më i theksuar.
Kjo foto e rrugëve të Nju Jorkut është shkrepur me iPhone 6 Plus, dhe është paksa më e errët, por ngjyrat janë më origjinale.
Tani mund ta vëreni dallimin e madh mes fotografisë së shkrepur me Note 5 dhe iPhone, kur shikoni qiellin. Në këtë fotografi ngjyrat janë më të ndritura dhe më të shpëlara.
Ky portret i shkrepur me iPhone 6 Plus në përgjithësi është i qartë, ngjyra është e përshtatshme, kurse në sfond shihet se ngjyrat janë më të buta dhe të kapshme për syrin.
Fotografia e shkrepur me Galaxy Note 5 është gjithashtu e mirë, por ngjyra e subjektit është paksa më e shpëlarë. Gjithashtu mund ta vëreni se ngjyra e sfondit anon paksa kah ngjyra e gjelbër.
Në këtë fotografi ku mungon ndriçimi i mjaftueshëm, mund ta vëreni dallimin e madh mes kamerës së iPhone dhe asaj të Note 5. Është një fotografi e realizuar me filtër të gjelbër, por mund të themi se fytyra e subjektit vërehet qartë.
Kjo foto e shkrepur me Note 5 është në ekstrem e mjegullt, dhe mezi vërehet fytyra e subjektit.
Ja një foto e shkrepur në stacionin e trenave në Queens me iPhone 6 Plus. Ndriçimi është i mirë dhe ngjyrat janë shumë origjinale.
Fotografia e njëjtë e shkrepur me Galaxy Note 5 është gjithashtu e mirë, por ngjyrat janë paksa më të ndritura. Vërehet se e bardha dominon më shumë nga lart në këndin e majtë.
Ngjyrat në këtë foto të shkrepur nga iPhone janë më të errëta sesa ato të shkrepura nga Galaxy S5, gjë që është befasuese për faktin se ngjyrat zakonisht janë më vibrante në fotografitë e shkrepura nga kamera e Samsung.
Kjo fotografi është paksa më e ndritur. Shikoni ngjyrat në fytyrën e Rashida Jones të shkrepur nga iPhone. Duket qartë sikurse është shlyer fotografia.

– See more at: http://lajmi.net/shikoni-dallimin-mes-kameres-se-iphone-6-plus-dhe-asaj-te-samsung-galaxy-note-5/#sthash.uCnV3z9q.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-dallimi-mes-kameres-se-iphone-dhe-samsung-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala