Ky është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

Ambasada e SHBA-ve ka konfirmuar se presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, kushtetuta e SHBA-ve kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-ve para se të emërojë ambasadorët.
Ambasada thotë se përkundër raporteve të fundit mediale në Kosovë Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë nominim.
Greg Delawie është Zëvendës Ndihmës Sekretar për Verifikimin, Planifikimin dhe Sigurinë Europiane në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë. Ai është përgjegjës për Zyrat Euro-Atlantike të Çështjeve të Sigurisë.