Kuvendi vazhdon dabatin për buxhetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta vazhdojë sot seancën e nisur dje, ku ka mbetur për votim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Deputetët duhet të votojnë edhe për rekomandimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, si dhe rekomandimin e të njëjtit komision lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Do të votohet edhe për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për Raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Në rend ditë janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-vazhdon-dabatin-per-buxhetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala