Kuvendi të enjten voton sërish për Specialen

Autori:Zekirja Shabani

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që sërish javën e ardhshme të ballafaqohen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se të enjten do të dalin sërish në votim amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se krerët e institucioneve të Kosovës kanë marrë një mesazh të qartë nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të miratohet Specialja.

Ndryshe, të shtunë edhe kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se në ditët në vazhdim do të ri-procedohet amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të përmbushin obligimet që kanë marrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-te-enjten-voton-serish-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala