Kuvendi sot ratifikon MSA-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kështu ka vendosur te enjten Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.

Mirë para seancës do të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Ndërmjet Kosovës në Njërën Anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komuniteti Evropian të Energjisë Atomike në anën tjetër.

Ndërkaq partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur partitë opozitare që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin, sic e ka cilësuar Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-sot-ratifikon-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala