Në rend dite edhe “përgjimet”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligje sistemin gjyqësor dhe prokurorial të vendit.

Pika e parë e rendit të ditës të seancës se sotme do te jet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për gjykatat si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Sa i përket sistemit prokurorial deputetet në ketë seancë do të bejnë shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Kuvendi po ashtu sot do të bëjë edhe shqyrtimin e parë i Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe shqyrtimin i parë i Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-shqyrton-projektligje-per-gjyqesorin-dhe-prokurorine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala