Kuvendi pritet të votojë për suspendimin e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të Koha.net nga ambientet e Kuvendit bëjnë të ditur se ka gjasë që në seancën e Kuvendit, që të pritet të fillojë, të votohet për suspendimin e opiztës nga seancat e Kuvendit për një kohë, e cila nuk ende nuk është saktësuar.

Por, njëri nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga minoriteti serb, Sllobodan Petroviq, ka thënë për KosovaPress se Kryesia ka vendosur që t’i suspendojë nga seancat e rregullta partitë opozitare.

Sipas këtij vendimi ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në seanca, e cila pritet të fillojë pas pak.

Më herët Aida Dërguti kishte deklaruar se deputetët Ismet Beqiri e Adem Grabovci kishin kërkuar suspendimin e opozitës, por disa pjesëmarrës kishin kundërshtuar si një vendim që do të thyente Rregulloren.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-pritet-te-votoje-per-suspendimin-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala