Kuvendi njoftohet për Marrëveshjet në seancën e parë vjeshtore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës do t’i njoftojë deputetët për katër marrëveshjet e arritura dje në Bruksel, në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, transmeton Gazeta Fjala.
Ai lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:
Ne seancën e pare te sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, te cilat, me 25 gusht , i arritëm ne Bruksel.
Janë këto marrëveshje me peshë historike në rrugën e forcimit te shtetit tonë dhe të partneritetit me BE-në dhe SHBA-në.