Kuvendi mund t’i përjashtojë deputetët që e pengojnë seancën

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, tashmë po hetohet nga organet e drejtësisë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit të Kuvendit. Ai përpos që rrezikon të arrestohet, mund edhe të suspendohet për disa seanca për shkak të këtij veprimi.

Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, përveç që rrezikon të arrestohet për shkak të hedhjes se gazit lotsjellës në seancën e së enjtes në Kuvend, mund të përballet edhe me suspendim për disa seanca. Kështu kanë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas tyre, në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesia e legjislativit, apo kryetari mund të vendosin për suspendimin e deputetit për shkak të pamundësimit të zhvillimit të seancës.

Në bazë të Ligjit për Armët, gazi lotsjellës konsiderohet armë, ndërsa me Kodin Penal të Kosovës nëse shpallet fajtor Kurti mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Ish-kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Arben Gashi, ka thënë për “Zërin” se Rregullorja e Punës së Kuvendit, i mundëson kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit që t’i përjashtojnë për një apo më shumë seanca deputetët që pamundësojnë vazhdimin e seancës./Zëri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-mund-ti-perjashtoje-deputetet-qe-e-pengojne-seancen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala