Kuvendi miraton Rezolutën për rastin Haradinaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Rezoluta e propozuar nga grupi i AAK-së dhe i harmonizuar mes përfaqësuesve të grupeve të tjera parlamentare për rastin e arrestimit në Slloveni të Ramush Haradinajt, mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve pas përsëritjes së votimit.

Ndërsa në rastin e parë Projektrezoluta nuk mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve, pas insistimeve që .procesi i votimit të përsëritet, për të votuan 65 nga 73 deputetët e pranishëm. Tetë prej tyre abstenuan, përcjell Koha.net.

Në tekstin e Rezolutës thuhet se Qeveria dhe presidentja të kërkojnë nga Qeveria sllovene që pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthejë pasaportën diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë ish-kryeministrit, liderit të AAK-së, deputetit Ramush Haradinaj, që Qeveria e Kosovës të kërkojë nga Brukseli pastrimin e listave të Interpolit dhe që t’i drejtohet notë proteste shtetit slloven nga Republika e Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-miraton-rezoluten-per-rastin-haradinaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala