Kuvendi miratoi Rezolutën për EULEX-in

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi Kosovës me shumicë votash miratoi Rezolutën e iniciuar nga Vetëvendosje lidhur me misionin e EULEX-it në Kosovë. Rezoluta u miratua me 23 vota për, 23 abstenime dhe 17 kundër.

Më poshtë mund ta lexoni Rezolutën e Vetëvendosjes lidhur me misionin e EULEX-it në Kosovë.

I. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton presidenten e Republikës znj.Atifete Jahjaga t’i kërkojë komisioneres së lartë për Politikë të Jashtme, znj.Frederica Mogherini, inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarë të BE-së kanë hartuar.

II. Thërret në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me aferat në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e EULEX-it.

III. Raportimi i kryesuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës të bëhet dhjetë ditë nga miratimi i kësaj Rezolute.

IV. Kjo Rezolutë hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-miratoi-rezoluten-per-eulex-in/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala