Kuvendi mblidhet të premten në ora 16:00

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit ka vendosur se seanca e radhës të mbahet ditën e premte, në ora 16:00

Kështu ka bërë të ditur kryekuvendari, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Pozita dhe opozita duhet të kthehen në Kuvend dhe shpresojmë që seanca do të shkojë normalisht pavarësisht qëndrimeve të opozitës”, ka thënë Veseli.

Edhe kësaj here, mbledhja e kryesisë ishte bojkotuar nga shefat e grupeve parlamentare të VV’së, AAK’së dhe NISMA’s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-mblidhet-te-premten-ne-ora-1600/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala