Kuvendi ka thirrur seancë, s’dihet nëse do të mbahet

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka paralajmëruar vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit, por ende është e pasigurt nëse kjo do të mbahet, për shkak të paralajmërimit të deputetëve të opozitës se sërish do ta bllokojnë atë.

Në anën tjetër, përfaqësues të shumicës në Parlament kanë thënë se seanca do të mbahet.

Po qe se mbahet mbledhja, para deputetëve do të gjenden këto pika që ishin në rend dite edhe në seancën e javës së kaluar, të cilën opozitarët e bllokuan.

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Termike,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dizajnin Industrial,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Po me këtë rend të ditës duhej të mbahej seanca një javë më parë, por ajo qe ndërprerë si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga deputetët e partive opozitare – Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat insistojnë tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe në atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-ka-thirrur-seance-sdihet-nese-do-te-mbahet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala