Kuvendi i thotë PO shkurtimit të pagave

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot, në vazhdimin e seancës së djeshme plenare, Kuvendi i Kosovës i ka pasur votat e mjaftueshme për ta miratuar rishikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2015.

Me 61 vota për 17 kundër kuvendi ka miratuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e vitit 2015.
Me këtë ligj parashihet as një diskutimi të gjatë rreth propozimit të Qeverisë për rishikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2015, i cili ka paraparë të ketë shkurtime afër 49 milionë euro te kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime, si dhe te kategoria e derivateve të naftës

Është miratuar edhe rekomandimet e komisionit për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Po ashtu, është votuar edhe për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-i-thote-po-shkurtimit-te-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala