Kuvendi i Kosovës sot mbanë dy seanca

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca, nga të cilat e para është solemne për shënimin e 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Pas përfundimit të kësaj seance, që është caktuar në orën 11:00, është thirrur seanca plenare e radhës, në rend dite të së cilës, ndër pikat tjera, është zgjedhja e Avokatit të Popullit.

 

Për votim para deputetëve do të gjenden Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.

 

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014 etj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-i-kosoves-sot-mbane-dy-seanca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala