Kuvendi i grave shqipëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë ku po marrin pjesë gratë deputete nga trojet shqiptare, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

Ministrja Edita Tahiri është ankuar se ka mungesë të madhe të grave në Qeverinë e Kosovës.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se gratë duhet të jenë pjesë e organeve vendimmarrëse.

“Nuk ka përfaqësim të duhur të grave të Qeveri”, ka thënë Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se Kosova është model për përfaqësimin e grave në Parlament por jo edhe në Qeveri.

“Më e rëndësishme është që gratë të jenë në pozicione vendimmarrëse”, ka thënë Tahiri.

Kuvendi i grave shqipëtare po vazhdon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-i-grave-shqipetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala