Kuvendi hap dyert për të gjithë mërgimtarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Këtë vit, për herë të parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” mbahet më 21 dhe 22 korrik 2015, nga ora 10:00 – 16:00.

Pritja qendrore organizohet të mërkurën, më 22 korrik, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.

Të gjithë bashkatdhetarët që aktualisht gjenden në Kosovë dhe dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-hap-dyert-per-te-gjithe-mergimtaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala