Kuvendi e çon Kosovën drejt kaosit

Autori:Avdyl Pajaziti

Përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, shumë lehtë mund të marrin përmasa tragjike, nëse zbatohet “urdhri” i Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që opozitarët të nxirren dhunshëm nga Parlamenti me polici, nëse vazhdojnë bllokimin.

Ky kërcënim i Grabovcit, deklarativisht nuk e ka marrë mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa, i cili u kthye nga New York-u, pa asnjë solucion për situatën në Kuvend. Ai menjëherë pas kthimit nga Amerika tha se nuk e ka ndërmend ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, duke ua përcjellë sinjalin opozitës se “kthim mbrapa nuk ka”, shkruan Zeri.

E për të treguar se situata nuk është hiç stabile, e dëshmon një takim tjetër që kanë mbajtur tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i “Nismës”. Pas këtij takimi doli qëndrimi i prerë i opozitës, se nuk do të heqin dorë deri në dorëzimin e kryeministri Mustafa dhe koalicionit të madh, për ta tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-e-con-kosoven-drejt-kaosit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala