Kuvendi diskuton për migrimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Janë mbi 20 mijë kosovarë të cilët në vitin 2014 e kanë lëshuar Kosovën ilegalisht dhe kanë dalë në Evropë për të kërkuar një jetë më të mirë. Ikjet janë duke vazhduar edhe këtë fillim vit.

Ndërkohë që sot Kuvendi do të flasë për këtë problematik dhe për gjetjen e një zgjidhje rreth kësaj çështje. Madje pritet edhe shtrëngimi i kufijve për ata të cilën do të provojnë përsëri të dalin në këtë mënyrë.

Seanca që do të mbahet sot është vazhdimësi e seancës të së premtes e cila është ndërprerë për të vazhduar sot.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvendi-diskuton-per-migrimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala