Kuvendi u kontrollua me qen

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka raportuar në Facebook se zyrat e partive opozitare në Kuvend janë kontrolluar me qen.

Postimi i tij ka një dozë ironie, në mënyrën si është shkruar: “Cot paladite në Kuvend i kanë kontlolu xylat e opoxitës me kuta”
Ndërsa deputetja tjetër e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se diçka e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Policia e pushtetit në orët e hershme të mëngjesit paska kontrolluar në Kuvend edhe me qen! Poshtë shteti i kapur! Poshtë diktatura!”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuvend-u-kontrollua-me-qen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala