Kushtuar fëmiut të vogël sirian!

Autori:Avdyl Pajaziti

Në buzë të bregdetit ti u gjende i vdekur, sepse dallgët e detit të kishin sjellur aty.

Shumë zemra i preke e shumë sy i përlote, o çuni i vogël sirian që sot na u trete.

Buzëqeshja jote e ëmbël u shua në këtë botë, për të vazhduar misionin e saj në botën e përjetësisë dhe të kënaqësisë së amshueshme tek Zoti i Gjithësisë.

Shpirti yt u çlirua nga kjo botë e zymtë, që ta solli këtë fatkeqësi pa dashjen tënde o engjull i mirësisë dhe dashurisë.

Mos harro se gjithnjë do të mbetesh në sirtarin e kujtesës sime o vogëlush i bekuar…!

Herolind Rama

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kushtuar-femiut-te-vogel-sirian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala