Kushtrim Boletini: Marrëveshja për eshtrat është kontrabanduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kushtrim Boletini, i cili është edhe njëri nga familjarët e Isa Boletinit thotë se marrëveshja për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini është kontrabanduar dhe ndryshuar nga dy familjarë tjerë.

Ai, akuzon Xhavit dhe Gazmend Boletinin, dy familjarë të tjerë të cilët ishin edhe pjesëmarrës në takimin e djeshëm në Tiranë.

Kushtrim Boletini ka thënë sot se vendimi i cili është marrë me 9 maj nga familjarët ka qenë që eshtrat të rivarrosen në vendlindje, por që kjo është ndryshuar.
Për këtë çështje është duke i diskutuar në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunalë të Mitrovicës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kushtrim-boletini-marreveshja-per-eshtrat-eshte-kontrabanduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala