“Kushtëzuesi i femrave”, Ardian Bajraktari rikthehet në ministrinë e Hajredin Kuçit!

Autori:Avdyl Pajaziti

Është shfuqizuar vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, për suspendim nga detyra e Zyrtarit të Lartë në Departamentin Ligjor, Ardian Bajraktari.

Gazeta Blic nga burime brenda Ministrisë së Drejtësisë ka marrë vesh se Zyrtari i Lartë në Departamentin Ligjor, Ardian Bajraktari është kthyer në detyrë, pak kohë pas që Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim të suspendoj atë nga puna, nën dyshimin se kishte kushtëzuar një femër.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Orhan Hajrizi, nga Zyra për komunikim me publikun, në Ministri të Drejtësisë.

Në konfirmim të lajmit thuhet se, “vendimin e MD-së e ka shfuqizuar Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Disiplinor, i cili në bazë të provave të administruara nuk ka gjetur se, Ardian Bajraktari ka bërë shkelje tё rëndë disiplinore.”

Sipas tij, vlerësohet se komunikimi ka qenë miqësor, pasi që si i tillë është kryer nga llogaria personale në rrjetin social Facebook, dhe doracaku për të cilin Barjaktari i kishte kërkuar vajzës takim në kafene për t’ia dhënë kishte qenë personal.

Vendimi i Komisionit Disiplinor:

“Vendimin nr. 02-3560/3 datë 29.10.2015 të Komisionit Disiplinor, Sekretari i Përgjithshëm me vendimin nr. 02-3560/4 datë 30.10.2015 ka shfuqizuar vendimin nr.97/2015 të datës 05.10.2015 për pezullim parandalues për nëpunësin civil z. Ardian Bajraktari dhe se z. Bajraktari është kthyer në vendin e punës”.

Suspendimi i tij ishte bërë pas raportimit të medieve se Bajraktari e kishte kushtëzuar një femër për të pirë kafe, nëse ajo e donte Doracakun për përgatitje të provimit të Jurispudencës, ndonëse ky doracak jepet falas./gazetablic/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kushtezuesi-i-femrave-ardian-bajraktari-rikthehet-ne-ministrine-e-hajredin-kucit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala