Kushtetuesja refuzon t’ia lëshojë ndërtesën Avokatit të Popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Kushtetuese i ka rënë pishman zotimit të mëhershëm për t’u zhvendosur në Pallatin e Drejtësisë, në mënyrë që objekti që tani e shfrytëzon t’i vihet në dispozicion institucionit të Avokatit të Popullit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky zhvillim ka pasoja edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Sigurimi i një objekti të përhershëm për Avokatin e Popullit është një nga tetë kushtet për liberalizim të vëna nga Bashkimi Evropian, e që ende nuk janë përmbushur. Qeveria i ka vënë synim vetes që ato të përmbyllen deri më 15 janar.

Në linjë me këtë, në fund të dhjetorit, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i ka kërkuar Kushtetueses që deri në gjysmë të janarit të zhvendoset nga objekti ekzistues, me arsyetimin e vetëm që ky objekt të lirohet për nevoja të Avokatit të Popullit. Që në 2012-n, objekti është caktuar për këtë institucion, me vendim të Ministrisë së Administratës Publike, që mban numrin 102/12.

Arta Rama, kryetare e Kushtetueses, javën e shkuar i ka shkruar kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me këtë. Ia ka kumtuar lajmin për refuzim transferimi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kushtetuesja-refuzon-tia-leshoje-ndertesen-avokatit-te-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala