Kushtetuesja pezullon marrëveshjen për Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta pranojë kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjykata ka vendosur një masë të përkohshme: pezullimin e kësaj marrëveshje deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij asociacioni.

Ky vendim është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Burime të Express thonë se kjo masë do të vlejë deri në fillim të janarit, kur Gjykata do të marrë vendim “për” ose “kundër” marrëveshjes për Asociacionin.

Lexojeni KËTU vendimin e plotë të Gjykatës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kushtetuesja-pezullon-marreveshjen-per-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala