Kushtetuesja: Hashim Thaçi president i ligjshëm

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës.
“Gjykata vëren se parashtruesit nuk kane paraqitur ndonjë argument ne lidhje me përmbajtjen e vendimit te kontestuar”
“Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.5 te Kushtetutes, te nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, te Ligjit dhe ne mbeshtetje te rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) te Rregullores se punes, me 21 mars 2016, me shumice votash VENDOS I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme; II. TA REFUZOJE kerkesen per Mase te perkohshme; III. TA REFUZOJE kerkesen per degjim publik; IV. T’UA KUMTOJE kete vendim pal eve; v. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatë” thuhet mes tjerash në vendim”.
Vendimin e Kushtetueses mund ta lexoni KËTU:
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën e kishin dërguar gjatë muajit mars në këtë gjykatë, kërkesën që kontestonte zgjedhjen e Thaçit në postin e të parit të vendit.