Kush s`e paguan rrymën, mbetet pa shtëpi

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse ke një shtëpi apo e ke blerë banesën me fatura të papaguara të energjisë që shkojnë mbi 2 mijë e 500 euro atëherë shteti ka të drejtë ta sekuestrojë pronën në rast se nuk paguhen detyrimet.

Ky është ligji më i ri i energjisë që po diskutohet aktualisht në Shqipëri, dhe që ka hapur shumë debate për kaosin që do të shkaktonte në rast se miratohet.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri,ka thënë se ky ligj do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi siç tha ai do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-se-paguan-rrymen-mbetet-pa-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala