Kush kërkoi ndihmë në QKUK? (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Qendra e Shërbimeve Emergjente në QKUK të mërkurën pati pak më shumë punë se ditëve të tjera.

Trajtim mjekësor këtu kërkuan disa persona, nga protesta që po zhvillohen në qendër të Prishtinës.

Tre prej tyre ishin policë, dy protestues dhe dy qytetarë. Këto raste u pranuan deri në orën e 16:00.

Një nga qytetarët që pësoi pa faj ishte kjo grua, e cila u alivanos nga gazi lotsjellës, njofton Klan Kosova.

Basri Lenjani, drejtor i Emergjencës në QKUK, bëri të ditur se janë të gatshëm për të ofruar ndihmë mjekësore emergjente, për çfarëdo situate të krijuar jashtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, tha për Klan Kosovën, se gjatë ditës së mërkurë, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-kerkoi-ndihme-ne-qkuk-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala