Kush i piu 6 milionë euro çaj “rusi”

Autori:Gazeta Fjala

Është i njohur me emrin çaji i rusit. Është i pranishëm gati në të gjitha tryezat e qytetarëve të Kosovës. Megjithëkëtë, konsumi i tij gjatë këtij viti ka shënuar rënie, krahasuar me një vit me herët, ndërkohë konsumi i llojeve tjerë të çajit ka shënuar rritje.

Ai importohet kryesisht nga shteti Shri Lanka.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës dërguar gazetës Zëri, në periudhën 1 janar -31 shatorë 2015 janë importuar 1 milion e 787 mijë e 288 kilogramë çajë rusi, qe ka kushtuar 5 milion e 835 mijë euro. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga shteti Shir Laka janë importuar 2 milion e 44 mijë kilogramë çaj, vlera në euro ka qenë 6 milion e 594 mijë euro.

“Nga 1 Janar deri më 30 shtatorë 2014 në Kosovë kanë hyrë 2 milion e 74 mijë kilogramë çaj nga të gjitha llojet. Vlera në euro është 6 milionë e 808 mijë e 920 euro. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 janë importuar 3 milion e 872 mijë kilogramë çajë. Vlera në euro është 12 milionë e 710 mijë euro. Çaji i rusit importohet kryesisht nga Shir Lanka, importohet edhe nga Vietnami, India, etj”, ka thënë për gazetën “Zëri”, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatikë Stavileci.

Statistikat e Doganës tregojnë se nga Vietnami brenda nëntë muajve janë importuar vetëm 1 mijë e 746 kilogram çaj, që me gjasë është i llojit qaj rusi. Sikurse vitin e kaluar edhe në këtë vit, importi në këtë nga ky vend është bërë gjatë ditëve më të ngrohta të vitit, në katër mujorin e parë, pasi në katër mujorin e parë të vitit 2015 dhe 2014 nuk ka pasur blerje.

Po sipas të dhënave të Doganës, në këtë vit, çaji është importuar nga Zvicra, Kina, Gjermania, Indonezia, Polonia, Sllovenia, Turqia, Serbia etj.

Madje, dikush ka importuar çaj (nuk dihet se çfarë lloj) edhe nga Timori i largët, nga ku ka blerë vetëm 2 kilogram e gjysmë që i kanë kushtuar 14 euro. Nga Pakistani ka hyrë vetëm 1 kilogramë, vlera e të cilit është shënuar 17 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-i-piu-6-milione-euro-caj-rusi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala