Kush është Nexhmi Krasniqi-“Skifteri 500”?!

Autori:Avdyl Pajaziti

Nexhmi Krasniqi është i lindur më 16 tetor 1962 në fshatin Terpezë të Drenasit, ndërsa tash jeton në Prizren, ku ka qenë pjesëtar i UÇK-së, gjatë luftës i njohur me nofkën “Skifteri 500”.

Krasniqi është akuzuar po ashtu nga EULEX-i për krime lufte në shtatë pika të aktakuzës dhe atë në një pikë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe gjashtë pika për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ai më pas është liruar nga të gjitha akuzat. Krasniqi ka qenë i akuzuar bashkë me Fatmir Limajn.

Krasniqin ditët e fundit është akuzuar nga Bernard Përlazri që është na arrati për shkak të vrasjes së Hekuran Morinës. Përlazri e ka akuzuar Krasniqin si njëri ndër njerëzit kryesor që kryen shërbimet për ‘mafian’ e këtij qyteti ku kryesisht merret me rastet e haraçit dhe fajdesë.

Sipas Përlazrit, ka qenë pikërisht Krasniqi ai që ka ndikuar te i ndjeri Hekuran Hoxha që mos t’ia kthejë paret e kjo ka quar edhe deri te vrasja.

Nexhmi Krasniqi po ashtu është akuzuar edhe nga Dibran Hoxha, një person me precedent penal, që ishte arrestuar për shkak të armbajtës pa leje në një lokal nate në Pirzren i quajtur “Kobra City” dhe pjesëmarrje në një rrahje masive në një pompë derivatesh.

Hoxha e ka akuzuar Krasniqin se këtë është duke ia bërë qëllimisht për shkak se është duke iu hakmerr.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-eshte-nexhmi-krasniqi-skifteri-500ifteri-500/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala