Kush e kërcënoi ministrin Arsim Bajrami?

Një përfaqësues studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës ka kërcënuar ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Personi me inicialet R.K i ka dërguar një mesazh kërcënues që policia e ka vlerësuar kanosje me dhunë, pengimit në ushtrimin e detyrave zyrtare, mosbindje ndaj vendimeve të ligjshme, ku të gjitha këto paraqesin vepra penale të dënueshme.
Pas këtij kërcënimi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate ka dënuar ashpër kërrcënimin ndaj ministrit Bajramit.
“Kërcënime e tilla me dhunë, kanë për synim të pengojnë përkushtimin e MASHT për vendosjen e rendit akademik dhe ngritje të cilësisë në UP “Hasan Prishtina”, si dhe të realizimit të interesave të kundërligjshme dhe në dëm të interesit të studentëve të Universitetit, përmes metodave të presionit dhe kërcënimit me dhunë”, thuhet në komunikatën e MASHT-it.
Po ashtu kjo ministri i fton organet kompetente që të marrin masa në parandalimin dhe ndjekjen e kryerësve të akteve.