Kush do të protestoj më 18 prill?  

Autori:Zekirja Shabani

Përpos tri subjekteve opozitare të shtunën me 18 prill në protestë do të dalin edhe OJQ e sindikata.

Vetëvendosje njofton se në vazhdën e përkrahjeve të shumta që po vijnë për protestën kundër kapjes së shtetit që do të mbahet më 18 prill, sot iu është bashkuar edhe Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID.

Më poshtë është lista e organizatave që po mbështesin këtë protestë.

– Sindikata e Pensionistëve dhe të Moshuarëve të Kosovës

– Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës

– Sindikata e Pavarur e “Fabrikës së Amortizatorëve”

– Këshilli grevist i punëtorëve të ish-ndërmarrjes “Ballkani” nga Theranda (Suhareka)

– Perfaqesuesit e punëtorëve të Fabrikës së Gypave

– Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Ferizaj

– Lëvizja e Re Demokristiane

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-do-te-protestoj-me-18-prill/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala