Kush do të përfitojë më së shumti nga falja e borxheve?

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti GAP ka njoftuar sa i përket vendimit të qeverisë për faljen e borxheve deri me 2008, se nga tetë ndërmarrjet rajonale të ujësjellësit dhe mbeturinave në total do të falen rreth 57 milionë euro.

“Përfituesit më të mëdhenj do të jenë amvisëria me 74%, bizneset e vogla dhe të mëdha me 23% dhe institucionet me 3%. Nga këto tetë ndërmarrje publike rajonale, KRU Prishtina do të jetë ndërmarrja me shifrën më të madhe të borxheve të falura me rreth 33 milionë euro, kjo ngase iu shërben një numri më të madh të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

Por, shumat e borxheve mund të jenë relative.

“Gjatë mbledhjes së informacionit kemi vërejtur se  institucionet publike të cilat kanë pasur vështirësi në arkëtimin e borxheve nuk kanë të dhëna zyrtare të gatshme për borxhin ndaj institucionit”, thuhet në njoftimin e GAP.

Sipas këtij instituti, vendimi i Qeverisë për mundësinë e faljes së borxheve ka vërë në lëvizje institucionet të cilat deri më tani janë treguar neglizhente që së paku të mbledhin të dhëna të sakta për borxhet që u kanë atyre amvisëritë, bizneset dhe institucionet.

Gjithashtu, Instituti GAP ka kërkuar ndërmarrjet edhe informacion lidhur me vlerën e padive që janë bërë për këto borxhe mirëpo deri tash nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Raporti i GAP vije pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë me 5 shkurt për faljen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve, borxhe të akumuluara deri më 31 dhjetorë 2008. Pjesa ma e madhe e këtyre borxheve janë ndaj ndërmarrjeve publike si: kompanive rajonale të ujësjellësit (KRU), kompanive rajonale të mbeturinave (KRM), ngrohtoreve në Prishtinë dhe Gjakovë, borxhe ndaj komunave për tatim në pronë, KEK, ATK dhe Dogana.

 

Menjëherë pas themelimit të Komisionit për të shqyrtuar mundësinë e larjes së borxheve, Instituti GAP njoftoi se kishte dërguar kërkesë në  shumicën e ndërmarrjeve publike rajonale dhe lokale për të pasur qasje në strukturën dhe shumën totale të borxhit të grumbulluar deri më 2008.

Në grafikonët më poshtë janë pasqyruar në mënyrë grafike të dhënat për strukturën e borxheve deri më 2008, të shprehura në përqindje dhe vlerë monetare.

GAP- Vërejtje: Në rastet kur ndërmarrjet publike kanë dërguar të dhënat për bizneset e vogla dhe të mëdha së bashku, në grafet e mëposhtme figurojnë si borxhe tek bizneset e vogla.

gap2 gap3 gap4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-do-te-perfitoje-me-se-shumti-nga-falja-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala