Kush do ta nënshkruaj MSA’në në Strasbourg në emër të Kosovës?

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila do të nënshkruhet më 27 tetor në Strasburg.

Dihet se nga ana e BE’së, marrëveshjen do ta nënshkruajë Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociata për Zgjerim.

Por, nga ana e Kosovës ende nuk dihet se kush do të vë nënshkrimin në marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, që paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-do-ta-nenshkruaj-msane-ne-strasbourg-ne-emer-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala