Kush dëshiron të bëhet student i UP-së, konkursi është hapur

Autori:Avdyl Pajaziti

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë.
Si shtesë e numrit si më sipër, Universiteti do të regjistrojë edhe 370 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 328 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe kroat. Në programet ku nuk janë paraparë kuota të veçanta për kandidatë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kandidatët kanë të drejtë konkurrimi në kushte të njëjta me kandidatët nga Kosova.
Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.
Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatë jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet të verifikohet njohja e institucionit shkollor në bazë të listës së MASHT-it e cila i’u dorëzohet të gjitha njësive akademike.
Njohja e diplomave për institucionet jashtë Kosovës do të verifikohet nga zyra për zhvillim akademik e cila gjendet në Fakultetin Filozofik, kati II nr.107.
Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi në UP pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve.
Kandidatët për pranim si student të UP-së në vitin akademik 2015/16 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, drejtim apo program.

Me shume info KETU 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kush-deshiron-te-behet-student-i-up-se-konkursi-eshte-hapur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala