Kusari-Lila: Opozita nuk e bllokoi pozitën, bllokoi vetën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka komentuar ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, duke kritikuar veprimet e dhunshme të opozitës.

Ajo përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se me këto veprime opozita nuk e ka bllokuar pozitën, por e ka bllokuar vetën për të ofruar një alternativë ndryshe.

“Pas pamjeve të fundit të ditës së sotme të përleshjeve fizike të deputetëve të opozitës me Policinë e vendit, opozita nuk e bllokoi pozitën, në të kunderten, bllokoi veten për të ofru një alternativë ndryshe nga ballafaqimi fizik me forcat e rendit”.

“Kur në shtet bllokohet hapësira e dialogut, cili është hapi i radhës? Fatkeqësisht nuk ka tjetër, duhet prapë se prapë të bisedohet për daljen nga situata e krijuar. Asnjëherë, dhuna nuk do të zëvëndësojë forcën e argumentit. Prandaj, mos demonizoni forcat e rendit, por as njëri tjetrin, shumë shpejt do të uleni apo edhe do të qeverisni së bashku. E atëherë, cili do të jetë argumenti para popullit, para të rinjëve dhe të rejave të cilët sot dhe çdo ditë tjetër të humbur po mbushen me mllef nga situata e krijuar në Kosovë”. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kusari-lila-opozita-nuk-e-bllokoi-poziten-bllokoi-veten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala