Kusari – Lila në Universitetin e Gjakovës, nuk paraqet konflikt interesi

Autori:Avdyl Pajaziti

Emërimi i Mimoza Kusari-Lilës si anëtare e bordit të Universitetit të Gjakovës, nuk cilësohet si një situatë me konflikt interesi.

Ani pse një grup i studentëve të këtij Universiteti e kanë dërguar këtë rast në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ku ky i fundit për shkak të mungesës së provave e ka mbyllur këtë, raporton lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vet kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në rrjetin social Fcaebook.

Ky është postimi i plotë i Mimoza Kusarit:

Pas shqetësimeve të ngritura nga studentët në Universitetin e Gjakovës rreth emërimit tim si anëtare e bordit të UGJ dhe dërgimit të rastit në Agjencionin Kundër Korrupsionit nga një grup i caktuar brenda UGJ, sot pranova këtë vendim ku ndër të tjera thuhet se:

“Mbyllet rasti me nr AKK-03-02-2661/15, për znj Mimoza Kusari- Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që e cilësojnë situatën me konflikt interesi.”
Për më shumë mund të lexoni vendimin nga Agjencia Kundër Korrupsionit!

12118595_10153711324394855_6003768243511906760_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kusari-lila-ne-universitetin-e-gjakoves-nuk-paraqet-konflikt-interesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala