Kusari-Lila me rregullore për mbajtjësit e qenëve dhe maceve

Mimoza Kusari Lila ka vendosur që të ketë një rregullore të veçantë për kushtet e mbajtjes së qenëve dhe maceve.
“Duke ju afruar zgjidhjes së problemit për qenët dhe macet endacake në kuadër të Komunës së Gjakovës, po e finalizojmë edhe Rregulloren për kushtet e mbajtjes së qenëve dhe maceve”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.
Për të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e diskutimit komuna ka ftuat debatin i cili organizohet të premten nga ora 10:00 në Sallën e Asamblesë Komunale.