Kusari-Lila kopjon Shpend Ahmetin (dokument)

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka ‘kopjuar’ homolgun e saj nga Prishtina, Shpend Ahmetin sa i përket furnizimit me kifle në institucionet shkollore.
Komuna e Gjakovës e ka përzgjedhur operatorin ekonomik që do të furnizojë institucionet shkollore të kësaj komune me bukë dhe kifle, raporton ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Gjakovës ka përzgjedhur kompaninë “Mabes” në vlerë prej 9 mijë e 525 eurove për funizim me bukë dhe kifle.
Në këtë tenderë kanë aplikuar dy komapni dhe oferta më e shtrenjtë ishte ajo në vlerë prej 11 mijë e 270 eurove. /ORAinfo/