Kusari – Lila: Është kërcënuar me ekzekutim fizik

Autori:Gazeta Fjala

E para e Gjakovës para disa muajsh ka filluar të ketë mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila ditën e hënë gjatë një deklarimi publik në mbledhjen e Asamblesë komunale, e pranoi se është kërcënuar me ekzekutim fizik, madje sipas saj për ta kryer këtë ekzekutim, dikush edhe është paguar financiarisht.

“Po e them publikisht se kam mbrotje të afërt për shkak se është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalur prej koluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqiëprisë ia ka komentuar policisë së Kosovës dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt.

Kusari-Lila bëri të ditur se personi i paguar është nga Shqipëria, dhe se pazari dhe biseda për ekzekutimin e saj është bërë në Gjakovë./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kusari-lila-dikush-ka-paguar-per-ekzekutimin-tim-fizik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala