Kurti voton

Autori:Zekirja Shabani

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar votimin për kryetar në Prishtinë. Me këtë rast, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti tha se Vetëvendosje me zgjedhjet e saj po dëshmon lirinë dhe demokracinë që ka për brenda.

I pyetur nëse është demokraci kandidimi i vetëm një kandidati për kryetar, Kurti tha se të gjithë kanë pasur mundësinë të kandidojnë sikurse kanë mundësinë të votojnë.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur se a ka votuar pro apo kundër kandidatit të vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ndryshe, së bashku me Kurtin kanë votuar edhe Ilir Deda, Xhelal Sveqla e anëtarë tjerë të Vetëvendosjes.

Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-voton/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala