Kurti: Sprejin ia drejtova kryeministrit për shkak të “Zajednicës”

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se sprejin lotsjellës ia ka drejtuar kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë për shkak të “Zajednicës”.

“Ia drejtova sprejin lotsjellës kryeministrit dhe Qeverisë për shkak se ata e kanë krijuar ‘Zajednicën’”, ka thënë Kurti për Reuters në Kuvend.

“Por, policia ishte në vendin e gabuar”, theksoi më tej ai, transmeton Koha.net.

Pasi ndërhyrjes së Kurtit, seanca e Kuvendit në sallën e përgjithshme u ndërpre për të vazhduar në sallën alternative ku pritet të votohet projektbuxheti 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-sprejin-ia-drejtova-kryeministrit-per-shkak-te-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala