Kurti: protestat si kjo sot do të vazhdojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sot është kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi është lëshuar fletarrest për të, ka dalë në shesh dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave.

Ai ka thënë se protestat si kjo do të vazhdojnë.

“Nuk do të pranojnë asnjë kompromis pasi shtetin po e persekutojnë”, ka thënë Kurti.

Sapo Kurti ka arritur në shesh ka filluar përleshja e policisë me protestuesit që dolën në mbrojtje të deputetëve të opozitës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-protestat-si-kjo-sot-do-te-vazhdojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala