Kurti: Protestat nuk ndalen

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se derisa nuk shkarkohet Jabllanovici dhe derisa nuk do të ketë një projektligj për Trepçën në Kuvend, nuk do të ndalen protestat.

“Këto janë këreksa të protestuesve. Pa përmbushjen e kërkesve protestat nuk do të ndalen. Detajet se kur do të vazhdojnë ato do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim”, tha Kurti gjatë një conference të jashtëzakonshme për media të mbajtur nga lëvizja që e drejton.

Ai për atë që ndodhi të martën ka lënë fajtor Qeverinë e Kosovës. “Po të ishte shkarkuar Jabllanovici, po të ishte sjellur ligji për Trepçën këto gjëra nuk kishin ndodhë. Pra përgjegjësinë për trazira i merr Qeveria”, tha Kurti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-protestat-nuk-ndalen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala