Kurti pas hedhjes së gazit shkon në Norvegji

Lideri shpirtëror i VV-së, Albin Kurti, pasi ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke i bërë për spital disa deputete të Kuvendit, është nisur drejt Skandinavisë.
Gazeta Express merr vesh se Kurti ka udhëtuar drejt Oslos nga Aeroporti i Shkupit. Siç dihet, ai është i martuar me një norvegjeze me të cilën e ka edhe një vajzë.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot për Express se në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar, ndërsa pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.
Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës, ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet gjashtë muaj deri në pesë vite burg.