Kurti nga Tirana paralajmëron se do t’i shkaktoj tërmet Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka paralajmëruar nga Tirana tërmete të reja politike dhe shoqërore në Kosovë. Në tryezën e organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, me përfaqësues të medies, shoqërisë civile dhe historianë të Shqipërisë, Kurti ka thënë se Zajdenica nuk do pranohet kurrsesi, ndaj për këtë edhe po mobilizohet populli për protesta dhe demonstrata.

”Zajednica nuk pranohet. Janë mbledhur 100 mijë firma deri tani. Jemi në kushtet kur kërkohet referendum për marrëveshjen. Po shkojmë drejt protestave e demonstratave. Do të mobilizojmë popullin. Vjeshta, dimri e pranvera e ardhshme do të jenë më të nxehta se çdo verë që kemi kaluar në Kosovë”, ka thënë Kurti, të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai akuzoi BE-në se nuk ka qenë e paanshme në negociata, pasi, sipas tij, ajo e pranon Serbinë, ndërsa Brukseli nuk e pranon Kosovën.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-nga-tirana-paralajmeron-se-do-ti-shkaktoj-termet-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala